Brajan Gruda nuk ka të ndalur – dy gola dhe një asistim ndaj Hoffenheimit për 45 minuta

Leipzig po udhëheq me rezultat të madh 4-0 pas pjesës së parë në shtëpi ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga. Autor i dy prej pesë golave të realizuar ishte sulmuesi shqiptar Brajan Gruda, i cili ishte i pandalshëm pas 45 minutave të para. Gruda realizoi fillimisht në minutën e 17-të për t’i dhënë vendasve epërsinë prej 1-0. 1-0 RB Leipzig. GOOOOOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAALLLLLLLLLL BRAJAN GRUDA OPENS THE SCORING AT HOME AGAINST HOFFENHEIM, WOW WOW WOW THIS IS A HUGE GOAL IN THE TOP 4 RACE!!!!!!!!!!!!! UNBELIEVABLE SCENES!!!!!!! #RBLTSG - @TheGoalsZone pic.twitter.com/4q6jftI408 — The Football Frame | (@Fabian_Manu2025) March 20, 2026 Ai më pas asistoi tek austriaku Christoph Baumgartner në minutën e 30-të me këtë të fundit që realizoi për 3-0. Golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje Gruda e realizoi në minutën e 44-të për 4-0, pas asistimit nga Yan Diomande. Brajan Gruda with his 2nd goal of the game to take him to 3 goal involvements in total for the evening! #BHAFC pic.twitter.com/LN3MNVZlY3 — JTF ? (@JakeTalksFutbol) March 20, 2026 Pas këtyre dy realizimeve, Gruda tani ka tre gola të realizuar në elitën e futbollit gjerman ndërsa numëron dy asistime. Te Hoffenheimi në anën tjetër nga minuta e parë është duke luajtur Fisnik Asllani, teksa Albian Hajdari gjendet në bankën rezervë./ Telegrafi /