Meriton Korenica shënon golin e fitores për Clujin ndaj Rapid Bukureshtit

Cluji ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Rapid Bukureshtit. Autor i golit të fitores për Cluj në këtë takim ishte ylli kosovar Meriton Korenica. Korenica realizoi në minutën e 77-të të ndeshjes për rezultatin 1-0, që në fund doli të ishte epilogu përfundimtar i këtij takimi. - YouTube www.youtube.com Për 29-vjecarin ky ishte goli i tij i tetë këtë sezon me fanellën e Clujit në kampionat, teksa ka edhe katër asistime. Xhiron e ardhshme Cluji do ta luajë në udhëtim ndaj Universitatea Craiova më datë 6 prill./ Telegrafi /