Ish-banori i Big Brother VIP Albania , DJ Gimbo, ka folur hapur për situatën e mikut të tij, Gjesti, gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra. I pyetur për arrestimin e fundit të Gjestit, Gimbo u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe se gjithçka tashmë është në duart e drejtësisë. “Gjesti është shumë mirë, jetojmë bashkë në një shtëpi, është shumë mirë. Kur ma ka treguar Ledioni, për mua ka qenë shumë e papritur… tani është në proces gjyqësor dhe ligji vendos”, u shpreh ai. Sipas tij, pavarësisht situatës, artisti është në gjendje të mirë emocionale dhe ka mbështetje të fortë nga familja. “Është mirë nga ana emocionale, familjare i ka shumë mirë”, shtoi Gimbo, duke mos dhënë detaje të tjera lidhur me rastin. View this post on Instagram A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra) Në të njëjtën intervistë, DJ i njohur u ndal edhe te eksperienca e tij brenda shtëpisë së BBVA, ku u pyet nëse është ndjerë i favorizuar për shkak të shoqërisë me Gjestin. Ai e pranoi se prania e mikut të tij ka pasur ndikim në sigurinë e tij gjatë lojës. “Po padyshim që po e kam ndjerë veten shumë të sigurt, ka qenë një influencë shumë e madhe”, tha ai, duke falënderuar njëkohësisht publikun për mbështetjen. Deklaratat e Gimbos vijnë në një moment kur çështja e Gjestit vazhdon të jetë në fokus të mediave dhe opinionit publik, ndërsa pritet që vendimi final të merret nga organet kompetente. /Telegrafi/