Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj personit zyrtar. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 01:40 në Ferizaj. “’Rr. Brigada 161’. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor”, thuhet në raportin policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/