Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, njoftoi për takimin me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington. Ai në një postim në X shkruan se kanë diskutuar për dialogun dhe harmonizuan qëndrimet për hapat e ardhshëm. “Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit. Diskutuam Dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet për hapat e ardhshëm”, shkroi Sorensen. /Telegrafi/ Great meeting with Senior Bureau Official Brendan Hanrahan @StateEUR at the State Department. We discussed the Dialogue, reviewed recent achievements, and ensured alignment on the steps forward. pic.twitter.com/241vmqAsuo — EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 21, 2026