Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Olmo të Italisë, ku një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë me armë zjarri. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe pasionante, shkruajnë mediat italiane. Viktima, Gjergj Pergegaj, banues në Frassineto, është qëlluar disa herë me armë, ndërsa ndodhej pranë një restoranti në zonë. […]