Natus Vincere mund ta fitojë edhe Blast Roterdam nëse Drin “Makazze” Shaqiri shfaqë formën e njëjtë si në ESL Pro League, kështu së paku ka deklaruar analisti i njohur i Counter Strike 2, kroati Zvonimir “Professeur” Burazin. “makazze” po vazhdon të jetë lojtari më i shkëlqyer i NaVi-t, ku dhuroi paraqitje mbresëlënëse ndaj B8 dhe Falcons, për ta ndihmuar organizatën ukrainase ta sigurojë play-offin e Blastit. Kësisoj, e tërë vëmendja ka rënë te forma e lartë që po kalon ylli i Kosovës, gjë që po e bënë edhe NaVi-n kandidat për një tjetër trofe. “Nëse makazze mund të jep 80-90 për qind të formës që kishte në Suedi (ESL League), NaVi aktualisht kanë një lojtar yll që nuk e kanë pasur thuajse që kurrë. Ata mund të bëhen kandidat serioz për turneun aktual”, deklaroi “professeur”. Could makazze's emergence as a star be enough to make NAVI consistent contenders? ? @StakeEsports pic.twitter.com/BD0F9W4yVs — HLTV Confirmed (@HLTVconfirmed) March 21, 2026 Ndërkohë, “makazze” tashmë po shihet si lojtari kryesor i NaVi, organizatë të cilës i ka munguar kjo gjë që prej kohës kur lojtari më i mirë në histori të CS, “s1mple” vendosi të largohet./ Telegrafi/