Mbrojtësi Bujar Pllana ka shënuar një gol të bukur për Lechia Gdansk, për të kaluar vendasit në epërsi ndaj Pogon Szczecin. Futbollisti që mori ftesë nga Sylvinho për play-offin e Botërorit realizoi me kokë pas një harkimi për të zhbllokuar epërsinë. Me një goditje të saktë, ai e la plotësisht portierit të shtangur derisa topi hynte në rrjetë. Për të parë golin: VIDEO Ndërkohë, kujtojmë ai pas dy ditëve do të udhëtojë për në Shqipëri, aty ku do të bashkohet me bashkëlojtarët e rinj, meqenëse në të kaluarën ishte pjesë e grupmoshave të Kosovës./ Telegrafi/