I vrari në Klinë ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Në reagimin e tij, Haradinaj e cilësoi lajmin si të hidhur, duke theksuar se edhe më e rëndë është fakti që, pas gjithë sakrificës për liri dhe kontributit në shtet-ndërtim, Faruku u nda nga jeta në rrethana të trishta. Arrestohet një person për vrasjen në Klinë, Prokuroria jep detaje Ai e kujtoi Faruk Isufin si një aktivist të hershëm të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të përkushtuar dhe të respektuar nga të gjithë ata që e njohën nga afër. Haradinaj u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve të tij në parti. “Faruku u prehtë në paqe”, ka shkruar ai./Telegrafi/