Harrojeni bobin: Kjo frizurë po bëhet zgjedhja më e kërkuar e momentit

Një gjatësi mesatare, e thjeshtë dhe elegante po bëhet zgjedhja e parë e yjeve – arsyeja do t’ju bindë edhe ju Nëse prej muajsh keni menduar të shkurtoni flokët në stilin bob, por jeni ndalur në momentin e fundit, ndoshta pa e ditur keni marrë vendimin më të mirë të mundshëm. Sepse pikërisht tani, nga tapeti i kuq i Oskarëve 2026, vjen një sinjal i qartë, format e shkurtra po i lënë vendin diçkaje më të butë, më femërore dhe shumë më të sofistikuar. Në fokus nuk është më prerja e mprehtë, por lëvizja, natyraliteti dhe gjatësia që jep liri dhe të gjitha këto i mishëron rikthimi i frizurës midi, e cila tashmë po bëhet një nga trendet më të kërkuara në botën e bukurisë. Gjatësia midi e flokëve – simboli i ri i elegancës dhe luksit Në festën prestigjioze të Vanity Fair pas ndarjes së çmimeve Oskar, gratë më me ndikim nga moda dhe filmi treguan qartë drejtimin e estetikës së bukurisë. Hailey Bieber u shfaq me flokë që bien lehtë deri te klavikula, me maja të valëzuara lehtë dhe një shkëlqim të lartë që krijon efektin e flokëve “si xham”, një pamje e kujdesshme, por jo e tepruar. Një mesazh të ngjashëm dhanë edhe Priyanka Chopra dhe Kaia Gerber, të cilat me paraqitjet e tyre konfirmuan se gjatësia mesatare e flokëve është zgjedhja më e dëshiruar aktualisht. Ajo që është veçanërisht interesante, ky trend nuk kërkon shtesa flokësh, por thekson gjatësinë natyrale që përfundon mbi gjoks, duke dhënë një pamje moderne dhe të rafinuar, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Styles Of Hailey B (@stylesofhaileyb) Pse të gjithë po heqin dorë nga bobi Pas disa sezonesh ku bobi dominoi, nga linjat e drejta dhe të rrepta deri te versionet më romantike, gjatësia midi vjen si një “mes i artë”. Mjaftueshëm e shkurtër për të dukur e rregullt, por edhe mjaftueshëm e gjatë për të ofruar mundësi stilizimi. Pikërisht kjo fleksibilitet e bën zgjedhjen ideale për gratë që duan të duken moderne pa shumë mundim. Frizura që ndjek personalitetin dhe fazën e jetës Është interesante se pikërisht gratë që për vite kanë eksperimentuar me frizura të theksuara, tani po zgjedhin variante më të qeta dhe natyrale. Stilet e shkurtra të çrregullta që dikur i mbante Priyanka Chopra, si dhe bobi i gjatë karakteristik i Kaia Gerber, po i lënë vendin diçkaje më subtile, një frizure që nuk dominon, por ndjek fytyrën dhe stilin. View this post on Instagram A post shared by BVLGARI Official (@bvlgari) Zgjedhja ideale për periudhën kalimtare Për të gjithë ata që po i lënë flokët të rriten pas frizurave të shkurtra, ky është momenti i përkryer. Gjatësia midi është ndoshta faza më e bukur e rritjes, sepse flokët duken të formësuar dhe të mirëmbajtur, pa ndjesinë e “kalimit të çrregullt”. Ndërsa për ata që ende nuk janë gati të heqin dorë nga flokët e shkurtër, ekspertët propozojnë një kompromis – stilin bixie, i cili kombinon teksturën dhe lehtësinë, dhe tashmë paralajmërohet si një nga trendet kryesore për pranverën 2026. Një gjë është e sigurt, flokët nuk duhet të jenë as të shkurtër, as të gjatë për të qenë në trend. Mjafton të duken natyralë, me lëvizje dhe të mirëmbajtur, pikërisht si në tapetin e kuq të Oskarëve . /Telegrafi/