ERA E TOKËS

Poezi nga: Martin Camaj Ndieva erën e tokës posá livrue e eca arave shum kohë. “Mos e shkel tokën e huej – më bërtitën – o ti, i pa dhé!” E më gjuen me pesha e pikat e gjakut u rrxuen prej kreje në parzëm. Erën e tokës s’e ndiesha mâ prej frigës e marres. The post ERA E TOKËS appeared first on Telegrafi .