Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen gjatë një pushimi në liqenin e Uashingtonit, ku u shfaq në bikini të ngushta duke drejtuar me mjeshtëri një motor uji. Supermodelja 29-vjeçare tregoi linjat e saj perfekte dhe barkun e tonifikuar, duke e kthyer lundrimin mbi valë në një skenë që ngjante me një set fotografik mode. Dalja e saj verore vjen në një moment të rëndësishëm, pasi Kendall ka lënë të kuptohet për një ndryshim të madh në karrierë, shkruan DailyMail. Në një intervistë për Vogue , të ndarë edhe me mikeshën e saj Gigi Hadid, ajo zbuloi se planifikon t’i japë fund modelingut për t’iu përkushtuar një pasioni tjetër: projektimit të shtëpive. “Betohem, do të ndaloj gjithçka dhe do të projektoj vetëm shtëpi”, tha Kendall, duke treguar se tashmë është në procesin e ndërtimit të një banese të re në Perëndim. Përveç modelingut, Kendall është shfaqur prej kohësh e apasionuar pas dekorimit të brendshëm, gjë që e ka ndarë edhe me fansat në serialin Kardashians . Madje, shtëpia e saj në Los Angeles ka qenë pjesë e revistës prestigjioze Architectural Digest , ku u vlerësua për arredimin elegant dhe detajet festive që ajo kishte realizuar vetë. Me këtë hap të ri, Kendall Jenner i shton një tjetër dimension karrierës së saj të suksesshme, duke dëshmuar se nuk kufizohet vetëm në pasarela. Nga bota e modës tek dizajni i brendshëm, ajo duket e vendosur të vazhdojë të ndikojë në trendet botërore, por këtë herë nga një fushë krejt tjetër. /Telegrafi/