Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare të kalimit në Morin duket se ka fluks lëvizjesh të automjeteve. Janë shqiptarët e Kosovës ata që e zgjedhin më shumë bregdetin e Shqipërisë dhe tashmë e shfrytëzojnë çdo fundjavë. Sa i përket çmimeve për këtë vit në bregdetet shqiptare, ka opinione të ndryshme. “ Pak më të ulëta “, shprehet një qytetar nga Kosova. “ Atje në Radhimë pak shtrenjtë. Tash të shohim këndej “ - YouTube youtu.be Kujtojmë që nga protokolli i nënshkruar mes dy qeverive, nuk ka kontrolle për qytetarët e dyja vendeve për të gjithë periudhën 1 maj–30 shtator. Në 24-orëshin e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 20 mijë shtetas dhe 7 mijë automjete dhe kanë dalë 18 mijë shtetas dhe 6 mijë automjete.