Ukraina sulmon me dron rafinerinë e dytë më të madhe në Rusi, ajo përfshihet nga flakët

Një dron ukrainas është rrëzuar në një nga komplekset më të mëdha të rafinimit të naftës në Rusi, duke shkaktuar zjarr dhe dëme. Kompleksi, i cili i përket kompanisë ruse të naftës Bashneft, ndodhet në periferi të qytetit qendror rus të Ufas, rreth 1,400 km nga vija e frontit në Ukrainë. Videot e postuara në rrjete sociale duket se tregojnë një dron që lëviz drejt objektit përpara se të shpërthejë në flakë, duke dërguar një re tymi në qiell. Russian Telegram channels report a large fire at the Novo-Ufimskiy oil refinery in Russian Ufa, after a drone attack. pic.twitter.com/jKTqW5ouQO — Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 13, 2025 Një burim në agjencinë e inteligjencës ushtarake GUR të Ukrainës mori përgjegjësinë për sulmin. Ndryshe, që kur Moska nisi ofensivën e saj ushtarake në shkallë të plotë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Kievi është përgjigjur me sulme ndaj rafinerive ruse në një përpjekje për të frenuar aftësinë e Kremlinit për të financuar konfliktin. Një valë sulmesh ukrainase ndaj rafinerive ruse gjatë verës goditi kapacitetin e përpunimit në disa vende kyçe dhe rriti çmimet në pompën e karburantit. /Telegrafi/