Maresca i zhgënjyer me barazimin e Chelseat: Nuk mund të pranojmë gola në kohën shtesë

Chelsea ka lëshuar nga duart një fitore të sigurt ndaj Brentfordit, duke pësuar gol në minutat e fundit të kohës shtesë dhe duke u ndalur në barazimin 2-2. Goli i Fabio Carvalho erdhi pas një gjuajtjeje të gjatë anësore, me mesfushorin që mbeti i vetëm në shtyllën e largët dhe përfitoi për të shënuar. Pas ndeshjes, trajneri i Bluve, Enzo Maresca, shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si skuadra menaxhoi minutat e fundit. “Sigurisht, në momentin që shënuam golin e dytë, duhet të menaxhojmë më mirë. Shënuam në minutën e 86-të dhe në atë moment duhet të japësh pasime, duhet të ngadalësosh, duhet ta çosh lojën pak në gjumë. Është diçka që nuk e bëmë dhe është diçka që duhet ta përmirësojmë dhe të mësojmë,” tha ai. Chelsea gabon n\u00eb fund, ndalet nga Brentfordi telegrafi.com Maresca analizoi edhe rreziqet që Brentfordi krijoi me lojtarët e tij fizikë. “Problemi është se ata kanë [Michael] Kayode, kanë [Mathias] Jensen, kanë [Ethan] Pinnock, kanë [Kevin] Schade. Problemi është se në fund tre nga ata lojtarë ishin tashmë jashtë loje, ishte vetëm Schade, dhe për fat të keq ne pësuam vetëm gola në tre minutat e fundit. Gjatë ndeshjes mendoj se u përpoqëm ta përballonim këtë duke e ditur se ata janë shumë të rrezikshëm sepse mund të futen shumë lehtë në zonën e gjashtë jardëve, tha Maresca. Chelsea mbetet në kërkim të stabilitetit nën drejtimin e trajnerit italian, ndërsa humbja e këtyre pikëve në fund të ndeshjes shihet si një mësim i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/