Konfirmohet gabimi te kartoni i kuq i Dean Huijsen për shkak të VAR-it

Komiteti spanjoll i arbitrimit ka konfirmuar se është bërë një gabim para përjashtimit të Dean Huijsen në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Real Sociedad, raporton Marca . Sipas raportit, zyrtari i VAR-it, Figueroa Vazquez, gaboi duke mos e njoftuar gjyqtarin kryesor në fushë, Gil Manzano, që të shkonte te monitori për të shqyrtuar incidentin. Ekziston bindja se nëse Manzano do të kishte pasur mundësinë ta shihte aksionin nga afër, ai mund ta anulonte kartonin e kuq dhe t’i jepte Huijsen vetëm një të verdhë. Për shkak të këtij gabimi, Figueroa Vazquez pritet të pezullohet për disa javë si ndëshkim. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse kartoni i kuq i mbrojtësit të Real Madridit do të anulohet në ditët e ardhshme. Real Madridi fitoi duelin në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 1-2 falë golave nga Kylian Mbappe dhe Arda Guler. /Telegrafi/