Me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës ka nisur sot protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në parkun pranë muzeut Madurodam , afër Gjykatës Speciale, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim. Protesta, e organizuar nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur fuqishëm nga veteranët e luftës së UÇK-së, është shndërruar në një manifestim masiv kombëtar. Atmosfera në Hagë është mbushur me flamuj kuq e zi dhe simbolika të UÇK-së, duke dëshmuar unitetin dhe vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar lirinë e plotë të drejtësisë./Telegrafi/