Dukagjini dhe Ferizaj luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Ferizaj takohen në stadiumin '18 qershori' në Klinë në kuadër të xhiros së 4-të në Albi Mall Superligë. Dy skuadrat kanë marrë nga dy fitore e një humbje në tre xhirot e para dhe synojnë që të vazhdojmë me fitore. Sa herë janë përballur këto dy ekipe nuk kanë munguar ndeshjet e mira dhe njësoj pritet të jetë edhe sot. Tanimë dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Arsim Abazi kanë publikuar formacionet zyrtare. Dukagjini : Margono, Hugo, Iseni, Basriu, Sinani, Morina, Pefqeli, Gashi, Merlaku, Isufi, Zulfiji. Ferizaj : Jovanovski, Gligorov, Neziri, Iljazi, Avdulli, Ramusa, Shabani, Nafiu, Jusufi, Sadriu, Selmani. /Telegrafi/