Prishtina e Re pret Llapin në Lipjan, formacionet zyrtare

Prishtina e Re pret Llapin në stadiumin 'Sami Kelmendi' në Lipjan në kuadër të xhiros së katërt në Albi Mall Superligë. Kryeqytetasit e rinj për herë të parë takohen me Llapin në Superligë dhe duan të rikthehen te fitoret. Nga ana tjetër Llapi ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon dhe duan tre pikët. Formacionet zyrtare: Prishtina e Re : Smakiqi, Hasanaj, Prenci, Zeqiri, Vitija, Rudaj, Shabani, Baholli, Gomes, Fazliu, Berisha. Llapi : Coric, Mulalic, Lleshi, Rama, Ramadani, Shabani, Blakcori, Hasani, Sadriu, Hyseni, Gnapi. / Teelgrafi /