Një e treta e firmave në Mbretërinë e Bashkuar përdorin 'bossware' për të monitoruar aktivitetin e punëtorëve, zbulon një anketë

Një studim i ri ka zbuluar se një e treta e punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin teknologji “bossware” për të monitoruar aktivitetin e punonjësve. Metodat më të zakonshme përfshijnë kontrollimin e email-eve, shfletimeve në internet dhe regjistrimin e kohës së hyrjes e daljes nga sistemi. Siç bëhet e ditur, rreth një në shtatë kompani regjistron ose shqyrton drejtpërdrejt ekranin e punonjësve, ndërsa shumë menaxherë thonë se kjo praktikë është shqetësuese dhe dëmton besimin. Autoriteti i të Dhënave (ICO) paralajmëroi se mbikëqyrja e tepërt, sidomos nga shtëpia, cenon privatësinë dhe se do të marrë masa nëse është e nevojshme. Shembuj të fundit përfshijnë përdorimin e kamerave dhe lexuesve biometrikë nga HSBC, si dhe sistemin e “semaforit” të PwC për kontrollimin e prezencës. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e menaxherëve (42%) kundërshtojnë monitorimin, duke thënë se ai nuk rrit produktivitetin dhe mund të çojë në abuzime. Për disa punonjës, ky mbikëqyrje është bërë aq e padurueshme sa i ka shtyrë të lënë vendin e punës. /Telegrafi/