Legjenda Ronaldo Nazario beson se kombëtarja e Brazilit mund të ketë shumë sukses në Kupën e Botës 2026. Brazili punësoi Carlo Ancelottin me shpresën për ta rikthyer titullin e kampionit të botës. Megjithatë, "Fenomeni" beson se Brazili ka të gjitha kriterët për të pasur sukses në Kupën e Botës, ndërsa pret edhe që ylli i skuadrës Neymar të jetë gati. “Brazili mund të arrijë gjithçka me lojtarët që kanë. Neymar mund të bëhet lojtari kyç në Kupën e Botës. Besoj vërtetë se do të ndodhë”. “Të gjithë duan se Neymar të jetë 100 për qind gati. Kjo është plotësisht ajo që Ancelotti e Neymar duan. E shoh dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Kupën e Botës dhe ta ndihmoj kombëtaren e Brazilit”. Neymar “Neymari po rikthehet nga lëndimi serioz dhe ajo që po kalon është pak natyrale, pra adaptim, të gjejë ritmin me ndeshje. Kriteret janë të mëdha, por pritjet gjithnjë janë shumë të larta”. “Ancelotti është person i mrekullueshëm, i cili gjithmonë ka sjellë harmoni dhe motivim. Është taktikash brilant, fitues i vërtetë. Ancelotti dhe skuadra kanë gjithçka të nevojshme për të pasur sukses”, shtoi dy herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin./ Telegrafi /