Përgjegjësia sociale është pjesë e pandashme e mënyrës si operon HIB. Ditët e fundit, kjo përgjegjësi mori jetë në një formë shumë të veçantë: mbështetja për kampin veror të organizuar nga OFAP në bashkëpunim me Trust Circle Foundation, për fëmijët pa kujdes prindëror dhe familjet strehuese të tyre. Kampi, i mbajtur përgjatë tre ditëve në bregdetin shqiptar, mblodhi rreth 150 fëmijë dhe familje për një përvojë që tejkaloi pushimin veror. Ishte një kohë plot lojëra, aktivitete argëtuese dhembi të gjitha, përvoja të reja që u dhuruan fëmijëve buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme. HIB forcoi edhe një herë vlerat që udhëheqin kompaninë nën drejtimin e z. Kujtim Bucaliu: të qëndrojë afër komunitetit, të japë mbështetje aty ku ka më shumë nevojë dhe të krijojëmundësi përtë gjithë. Për HIB-in, ky nuk është një veprim i rastësishëm por është thjesht vazhdim i asaj që besojmëdhe praktikojmë çdo ditë: të jemi pranë njerëzve dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një tëardhmeje më të mirë për ta.