Futbollisti legjendar francez, Eric Cantona, ishte i ftuar në një koncert bamirësie në Ëembley të organizuar nga Brian Eno, i cili mblodhi 1.5 milion funte për të ndihmuar palestinezët në Gaza. Cantona qëndroi pa mëdyshje në krah të palestinezëve dhe bëri thirrje për bojkotimin e atletëve izraelitë dhe përjashtimin e klubeve dhe ekipeve kombëtare izraelite nga garat ndërkombëtare. "Kam luajtur për Francën dhe për Manchester United. E di që futbolli ndërkombëtar është më shumë sesa një sport. Është gjithashtu kulturë dhe politikë, është fuqia që ka një vend për ta përfaqësuar veten në skenën globale", ka thënë fillimisht Cantona. "Është koha t'ia heqim Izraelit këtë privilegj". ️ "Four days after Russia started the war in Ukraine, FIFA and UEFA suspended Russia. We are now 716 days into what Amnesty International have called a genocide." Cantona has spoken out. pic.twitter.com/JnXBxHt7cj — SPORTbible (@sportbible) September 18, 2025 "FIFA dhe UEFA e pezulluan Rusinë vetëm katër ditë pasi filloi agresioni kundër Ukrainës. Tani kanë kaluar 716 ditë nga ajo që Amnesty International e quajti gjenocid dhe Izraeli ende lejohet të garojë”. “Pse ka standarde të dyfishta? FIFA dhe UEFA duhet ta pezullojnë Izraelin dhe të gjitha klubet në botë duhet të refuzojnë të luajnë kundër ekipeve izraelite", përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/