Frank Lampard afër rikthimit në Ligën Premier, kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës londineze

Trajneri Frank Lampard është një ndër kandidatët për ta zëvendësuar Graham Potter te West Ham United. “Çekanët” po e konsiderojnë ndryshimin e trajnerit pas paraqitjeve zhgënjyese në fillimin e këtij sezoni në Ligën Premier. Sipas “Football Insider”, klubi londinez ka interesim serioz për Lampard, që e shohin si pasuesi adekuat i Potter. Aktualisht, Lampard është në krye të Coventry, klub që garon në Championship. Sezonin e kaluar, skuadra kishte një progres të madh, duke lëvizur nga gara për mbijetesë në pozitën e pestë në tabelë. Frank Lampard Tekniku anglez është i lumtur me përmirësimin që ka bërë skuadra gjatë kësaj periudhe, megjithatë mundësia për t’u rikthyer në Ligën Premier lehtësisht t’ia ndryshojë mendjen. Potter në anën tjetër mbetet nën presion të vazhdueshëm pavarësisht që mori drejtimin e West Hamit që nga janari i vitit 2025. Kujtojmë, Lampard e njeh mirë West Hamin shkaku i periudhës që kaloi te “Çekanët” si lojtar, ku zhvilloi 187 paraqitje./ Telegrafi /