Lionel Messi theu një tjetër rekord në fitoren shkatërruese të Argjentinës ndaj Porto Rikos me rezultat 6-0 në një ndeshje miqësore. Ylli i Inter Miamit dha dy asistime të shkëlqyera për Gonzalo Montiel dhe Lautaro Martinez për të arritur në kuotën e 60 asistimeve për Argjentinën. Me këto dy asistime, Messi lë pas Neymarin me 59 asistime në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar. ??♂️ Leo Messi reaches 60 assists with Argentina, most in international football history beating Neymar’s previous record at 59. Messi’s also 2 assists away from 400 career assists. pic.twitter.com/kCuMFxL4d6 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 15, 2025 38-vjeçari është gjithashtu vetëm dy asistime larg arritjes së shifrës prej 400 asistimeve në karrierën e tij. Messi ka shënuar 114 gola për kombëtaren Albiceleste dhe është vetëm pas Cristiano Ronaldos (143 gola) në listën e golashënuesve më të mirë ndërkombëtarë të të gjitha kohërave. Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë ka grumbulluar 26 gola dhe 15 asistime për Inter Miamin në MLS këtë vit. /Telegrafi/ ????????: ????? ?????? ??? ?????? ?? ???? ????????????? ??????? ?? ??????? Assist 5️⃣9️⃣ and 6️⃣0️⃣ for Argentina — he’s now the all-time assist leader in international football! 6️⃣0️⃣ ?️ Lionel Messi 5️⃣9️⃣ ?️… pic.twitter.com/P1Su3ysGqa — 433 (@433) October 15, 2025