E sulmoi me mjet të mprehtë, lëndohet rëndë një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka një person është lënduar rëndë, pasi është sulmuar me mjet të mprehtë. Rasti ka ndodhur të hënën. “Prishtinë/13.10.2025 – 22:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë viktimën e mitur mashkull kosovar”, thuhet. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/