Arrestohet një person në Prishtinë për disa raste të mashtrimeve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për disa raste të mashtrimeve. Në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë /29.07.2025. Më datë 13.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer disa raste të mashtrimeve”, thuhet në raport. /Telegrafi/