Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e 24 orëve të fundit në fushën e sigurisë dhe trafikut rrugor. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 25 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale, përcjell Telegrafi. Për shkelje të rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 2,246 tiketa. Në të njëjtën kohë, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 14 të tjerë janë mbajtur në paraburgim. Nuk është raportuar për persona në ndalim policor, ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit. Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe pasojat fatale në rrugë. / Telegrafi /