Këshilli i Ministrave ka bërë sot disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Në njoftimin e shpërndarë për mediat njoftohet se: Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë; Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë […]