Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, në aksin rrugor kombëtar Librazhd–Prrenjas. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:50, një makinë dhe një furgon mallrash, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar […]