“Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët”, Ilir Meta ndan foto nga protesta për UÇK në sheshin “Skënderbej”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij ndaj protestës që u organizua pasditen e së premtes në Tiranë, në mbështetje të UÇK-së. “Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët”, shkruan Meta i cili vuan izolimin në qeli, pas arrestimit nga SPAK si i dyshuar për korrupsion.