VLEN në pesë, AKI në një - këta janë fituesit në komunat me shumicë shqiptare

KSHZ ka numëruar votat në komunat ku kishte raund të dytë. Në ato me shumicë shqiptare, VLEN ka fituar në pesë komuna, AKI në një, ndërsa dy komuna i ka marrë OBRM-PDUKM-ja. VLEN ka arritur fitore në komunat: Bogovinë, Dibër, Dollnen, Strugë, Tetovë, ndërsa AKI ka arritur fitore vetëm në Komunën e Studeniçanit. Në Komunën e Kërçovës dhe atë të Bërvenicës, kryetarët e rinj do të jenë nga radhët e partisë maqedonase, OBRM-PDUKM. Ali Ahmeti: Nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë komunash, do të rinovojmë radhët tona Rezultatet në komunat me shumicë shqiptare janë si më poshtë: Komuna e Bogovinës: Besnik Emshi nga AKI ka marrë 5.040 vota, ndërsa Feti Abazi nga VLEN 6.380. Komuna e Bërvenicës: Haqim Ramadani nga VLEN ka marrë 4.224 vota, ndërsa e ka humbur garën nga Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM 4.369. Komuna e Dibrës: Fisnik Mela nga VLEN ka marrë 4.369 vota, ndërsa Ramadan Imeri si i pavarur ka marrë 3.674 vota. Komuna e Dollnenit: Blerim Islami nga VLEN ka marrë 3.979 vota, kurse Sashko Veljanoski 2.799 vota. Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM ka marrë 13.697, ndërsa Fatmir Dehari nga AKI 11.326. Komuna e Strugës: Arsim Dalipi nga AKI ka marrë 11.411 vota, kurse Mendi Qyra si i pavarur por i përkrahur nga VLEN, ka marrë 12.040 vota. Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi nga AKI ka marrë 4.348, ndërsa Azem Sadiku ka marrë 4.141. Komuna e Tetovës: Bilall Kasami nga VLEN ka marrë 21.004, ndërsa Bajram Rexhepi nga AKI ka marrë 15.958.