Manchester United vazhdon ta shohë mesfushorin e Atletico Madridit Conor Gallagher si një përforcim të mundshëm për mesfushën në prag të merkatos së janarit, sipas gazetarit Ekrem Konur. Anglezi i cili iu bashkua Atletico Madridit nga Chelsea verën e kaluar për rreth 35 milionë funte, nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacionin e Diego Simeones dhe thuhet se mund të jetë i hapur për një rikthim në Ligën Premier. Raporti shton se Manchester United po ndjek nga afër zhvillimet dhe preferon një huazim në vend të një transferimi të përhershëm. Conor Gallagher Nga ana tjetër, Atletico Madrid ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por pritet që diskutimet për një largim të mundshëm me huazim të intensifikohen në javët e ardhshme. Gallagher vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm te “Los Rijoblancos”, por nuk do ta refuzonte rikthimin në kampionatin anglez, që do t’i jepte mundësi më të madhe edhe për të zënë vend në formacionin titullar të Thomas Tuchel te Anglia./ Telegrafi /