Java nis me shi dhe mëngjese të ftohta

Java e parë e këtij muaji pritet të sjellë kushte të ndryshueshme meteorologjike, me reshje shiu dhe mëngjese të ftohta në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën do të ketë reshje shiu, ku dita e hënë pritet të ketë intensitet më të theksuar, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin. Meteorologët theksojnë se këto reshje do të jenë të mirëseardhura për përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe sektorin e agrometeorologjisë. Mëngjeset priten relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe juglindja. Sot moti kryesisht do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, me temperatura minimale rreth 4–7 °C dhe maksimale 15–18°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1–7 m/s. /Telegrafi/