Vincent Kompany merr dhuratën më të bukur, ylli i skuadrës rikthehet nga lëndimi

Alphonso Davies është shumë pranë rikthimit në fushë. Mbrojtësi kanadez, i cili ka qenë jashtë që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentin e gjurit, mund të kthehet në lojë para fundit të vitit. Sipas raportimeve të “Abendzeitung”, stafi mjekësor dhe trajneri i Bayernit planifikojnë që Davies t’i bashkohet stërvitjeve të plota të ekipit pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Davies do të mund të bëjë rikthimin e shumëpritur gjatë ndeshjeve vendimtare para Krishtlindjeve. Alphonso Davies Trajneri Vincent Kompany ishte shprehur më herët me kujdes optimist për rikuperimin e Daviesit – dhe tani ajo ndjenjë duket e justifikuar. 24-vjeçari ka punuar pa ndërprerje për muaj të tërë në rehabilitim, pas dëmtimit që pësoi gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare me kombëtaren e Kanadasë. Rikthimi i tij do të ishte një përforcim i madh për Bayernin, që po përgatitet për një periudhë të ngarkuar në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve./ Telegrafi