Katër pesona janë arrestuar pasi ishin rrahur mes vete ku për pasojë kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Lupç i Epërm, në Podujevë. Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin të dyshuari e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejmë mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/