Ia rrëmben nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ia kishte rrëmbyer me forcë nga dora çantën e krahut një gruaje në Gjilan. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:25. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. “Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/