Lily Allen shfaqet e trishtuar në Los Angeles, ndërsa David Harbour flet për “dhimbjen dhe gabimet” pas divorcit

Lily Allen është parë e vetmuar dhe me një pamje të zymtë në Los Angeles, vetëm pak ditë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori David Harbour, foli publikisht për “dhimbjen, gabimet dhe rrëshqitjet” që ka bërë gjatë jetës. Këngëtarja 40-vjeçare, e veshur me një fustan të zi dantelle dhe çantë Chanel, doli nga Chateau Marmont pas publikimit të albumit të saj të ri “West End Girl” , ku ajo trajton hapur ndarjen nga aktori i “Stranger Things” dhe e akuzon për tradhti. Në një intervistë për Esquire Spain , zhvilluar përpara publikimit të albumit, Harbour pranoi se ka kaluar periudha të vështira dhe se do të dëshironte “të ishte më i mirë me njerëzit që i do”, shkruan DailyMail. i shtoi se ndonëse do të donte të kishte ndryshuar shumë gjëra, edhe dhimbja dhe gabimet janë pjesë e rritjes. Albumi i Lily-t, i regjistruar pas ndarjes së dhimbshme, ka ngjallur bujë për përmbajtjen e tij të sinqertë dhe tekstet që zbulojnë prishjen e martesës së tyre katërvjeçare. Kënga “Madeline” , që përmend një grua misterioze, ka ndezur kuriozitetin e fansave, të cilët e krahasojnë me “Jolene” të Dolly Parton apo “Becky with the good hair” të Beyonce. Allen dhe Harbour u martuan në vitin 2020, por u ndanë pas katër vitesh bashkëjetesë, mes thashethemeve për tradhti dhe distancë emocionale. Albumi i ri i këngëtares shihet si mënyra e saj për të mbyllur publikisht këtë kapitull. /Telegrafi/