Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e punës për javën e kaluar, duke theksuar se janë kryer 206 seanca dialize për pacientët që trajtohen në këtë njësi. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës janë realizuar gjithsej 2,648 vizita te mjekët specialistë, ndërsa janë pranuar 248 pacientë të rinj në spital, me një mesatare prej 182 pacientësh të shtrirë në ditë, njofton Telegrafi. Në laboratorin e spitalit janë kryer 1,842 analiza laboratorike për 20,363 pacientë, ndërsa në repartin e Gjinekologjisë kanë ndodhur 20 lindje — prej tyre 5 djem dhe 15 vajza. Gjatë javës janë kryer gjithashtu 65 operime të suksesshme, si dhe një numër i lartë ekzaminimesh diagnostike: 423 Rëntgen, 279 ultrazëra, 58 rezonanca magnetike (MRI) dhe 19 mamografi. Në repartin e Kardiologjisë janë realizuar 23 ergometri dhe 57 ekokardiografi, ndërsa në atë të Gastroenterologjisë 10 kolonoskopi dhe 26 gastroskopi. Në kuadër të trajtimeve rehabilituese, ekipi i Fizioterapisë ka kryer 261 trajtime fiziatrike, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe rikuperimin e pacientëve. Nga Spitali i Pejës kanë falënderuar qytetarët për besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se shërbimet zhvillohen pandërprerë, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. / Telegrafi /