Kryebashkiaku meksikan qëllohet për vdekje në një shesh para dhjetëra njerëzve, përfshirë familjarët e tij

Një kryetar bashkie në shtetin perëndimor të Meksikës, Michoacan, u qëllua për vdekje në një shesh para dhjetëra njerëzve - përfshirë familjes së tij - që ishin mbledhur për festimet e Ditës së të Vdekurve, thanë autoritetet. Kryetari i bashkisë Uruapan, Carlos Alberto Manzo Rodríguez, u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në qendrën historike të qytetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku më vonë vdiq, sipas prokurorit të shtetit Carlos Torres Piña, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Një anëtar i këshillit të qytetit dhe një truproje u plagosën gjithashtu në sulm. Sulmuesi u vra në vendngjarje, u tha gazetarëve të dielën Sekretari i Sigurisë Federale, Omar García Harfuch. Sulmi ndaj kryetarit të bashkisë u krye nga një burrë i paidentifikuar i cili e qëlloi shtatë herë, tha García Harfuch. NEW: Video footage shows rescue workers desperately trying to save the life of Uruapan Mayor Carlos Manzo after he was assassinated by a cartel while attending a Day of the Dead celebration. For months, Manzo had pleaded with Mexican President Claudia Sheinbaum for help in… pic.twitter.com/aBBpLXqPvW — I Meme Therefore I Am (@ImMeme0) November 2, 2025 Arma ishte e lidhur me dy përleshje të armatosura midis grupeve rivale kriminale që vepronin në rajon, shtoi ai. "Asnjë pistë hetimi nuk po përjashtohet për të sqaruar këtë akt frikacak që i mori jetën kryetarit të bashkisë", ka thënë García Harfuch. Michoacan është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës dhe është një fushë beteje midis karteleve dhe grupeve të ndryshme kriminale që luftojnë për kontrollin e territorit, rrugëve të shpërndarjes së drogës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Të dielën, qindra banorë të Uruapan, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur fotografi të Manzo Rodríguez, dolën në rrugët e qytetit për të shoqëruar procesionin e varrimit dhe për t'i dhënë lamtumirën kryetarit të vrarë. Ya basta, Presidenta: Asesinan a Carlos Manzo, alcalde Uruapan, Michoacán. Ya había inaugurado encendido de velas y se retiró de la plaza. Después regresó para tomarse fotos con niños con disfraces por #NocheDeMuertos . En ese momento fue atacado a balazos. Hay 2 detenidos. pic.twitter.com/qbrH4CzXfR — DiarioNoticiasWeb.Org (@DiarioNoticiaI) November 2, 2025 Ata brohoritën "Drejtësi! Drejtësi! Jashtë Morena!", një referencë për partinë në pushtet të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Në muajt e fundit, kryetari i bashkisë së Uruapan i kishte bërë thirrje publikisht Sheinbaum në mediat sociale për ndihmë për t'u përballur me kartelet dhe grupet kriminale. Ai kishte akuzuar guvernatorin pro-qeveritar të Michoacan, Alfredo Ramírez Bedolla, dhe policinë e shtetit për korrupsion. / Telegrafi /