Gara për Kursimin e Energjisë nga ICK dhe LuxDev mbahet këtë javë

Nëse keni ide se si të kursehet energjia, kjo thirrje është për ju! Energy Saving Hackathon mbahet në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, prej 7-9 Nëntor, dhe mbështetet nga Dukati i Madh i Luksemburgut, nëpërmjet projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”. Kjo sfidë, Gara e Kursimit të Energjisë (Energy Saving Hackathon), është krijuar për të përgatitur studentët e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, inovatorët dhe ndërmarrësit e ardhshëm, që të shpalosin kreativitetin e tyre në hartimin e zgjidhjeve me ndikim dhe të qëndrueshme, për të reduktuar konsumin e energjisë. Projekti gjithashtu nxit një kulturë të inovacionit dhe promovon barazinë gjinore përmes programeve të trajnimit dhe zhvillimit. Ky aktivitet 3-ditor do të bashkojë pjesëmarrësit për të bashkë-krijuar zgjidhje praktike që promovojnë efiçencën e energjisë, dhe frymëzojnë ndryshime në sjellje të komunitetit. Pavarësisht nëse aplikoni si individ apo si pjesë e një ekipi, ju do të keni mundësinë të bashkëpunoni, të krijoni prototipe dhe të dizajnoni & prezantoni idetë tuaja me udhëzimin e mentorëve. Këto janë fusha kyçe që do të trajtohen gjatë garës: Energjia e Ripërtëritshme (Renewable Energy) Efiçenca e Energjisë (Energy Efficiency) Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) (ICT – Information and Communication Technology) Dizajni (Design) Ndryshimi i Sjelljes (Behavioral Change) Inovacioni në Ekonominë Qarkore (Circular Innovation) Organizatorët kanë ndarë një fond prej 9,000 Euro për idetë më të mira! Për më shumë të dhëna dhe informacion, shfletoni udhëzuesin e garës KËTU . Për t’u regjistruar vizitoni ickosovo.com Ky aktivitet mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut, dhe i cili zbatohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe LuxDev – Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.