UNGJI SAM

Poezi nga: Kenneth Rexroth Përktheu: Fadil Bajraj Njashtu si njëbrirëshi, Ungji Sam është ajo që quhet mit. Platoni shkroi një libër që është Një komplot okult Për zotërinj pederast. Në të ai tha se idetë Janë fisnikërisht më reale se vetë Realiteti, ndërsa mitet Ndihmojnë në mbajtjen e njerëzve në vendin e tyre. Meqenëse ju kurrë nuk do të bëheni, Në asnjë rrethanë, Zotërinj pederast, do të ishte Më mirë t’ua lini këto nocione të përgjakshme Atyre që i gjejnë të dobishme.