Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan, duke shtuar se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez. "Duket se Hamasi është mjaft i vendosur të përmbahet në marrëveshje", u tha Erdogan delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC. Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit. Bisedimet do të fillojnë rreth orës 11:00 GMT në një hotel në Stamboll, me një konferencë për shtyp disa orë më vonë. “Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare njerëzve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë”, tha Erdogan. “Ne besojmë se plani i rindërtimit i përgatitur nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të zbatohet menjëherë”, tha ai, duke iu referuar një plani të zbuluar në mars për rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez. “Është thelbësore që OIC dhe COMCEC të luajnë një rol udhëheqës në rimëkëmbjen e Gazës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/