Bambo Nature Kosova dhuron 10 cent për çdo pako pelena të shitur për të mbështetur programet e AMC-së për nëna dhe fëmijë

Bambo Nature Kosova dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) po bashkëpunojnë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e familjeve në mbarë Kosovën. Duke filluar nga 1 nëntori, nga çdo pako pelena Bambo Nature të shitura në Kosovë, 10 cent do të dhurohen për të forcuar programet jetë shpëtuese të AMC-së, të cilat përfshijnë Kujdesin në Grup për Prindërimin, Klasat për Nëna dhe Vizitat në Shtëpi – programe që synojnë të mbështesin gratë shtatzëna, prindërit e rinj, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Fushata do të vazhdojë deri më 31 maj 2026. “Pelenat Bambo Nature", të prodhuara në mënyrë ekologjike në Danimarkë nga kompania Abena, janë të certifikuara me Nordic Swan Ecolabel dhe FSC (Forest Stewardship Council), dhe janë testuar dermatologjikisht për të qenë të buta dhe të sigurta për lëkurën e foshnjës. Ato janë pa aroma, parabene, konservues dhe locione, dhe prodhohen duke ndjekur praktika të përgjegjshme ndaj mjedisit.” Krenare Hasani, Drejtore Ekzekutive e Besa Pharm, përfaqësuese për Kosovë e Bambo Nature për Kosovë, shtoi: “Kjo nismë pasqyron përkushtimin tonë ndaj familjeve dhe kujdesit që lind nga dashuria. Sepse në fund, shtesa e vetme që duhet është dashuria! Me çdo hap që bëjmë, synojmë të mbështesim prindërit që të zgjedhin produkte të buta, të sigurta dhe miqësore me natyrën, duke u kujdesur jo vetëm për fëmijët e tyre, por edhe për botën ku ata do të rriten. Nga çdo shitje, ne së bashku kontribuojmë në programe që mbështesin fëmijët dhe fuqizojnë nënat në mbarë Kosovën, duke e kthyer kujdesin e përditshëm në një gjest dashurie që prek shumë jetë.'"