Reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në Junik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A., Njësia Operative në Junik, ka njoftuar se për shkak të rënies së nivelit të ujit në burime, nga sot do të fillojë zbatimi i reduktimeve të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit zyrtar, reduktimet do të aplikohen çdo ditë nga ora 13:00 deri në ora 17:00, deri në një njoftim të ri nga kompania, njofton Telegrafi. KRU “Hidrodrini” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë masë të përkohshme, duke theksuar se masa është e domosdoshme për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm të rezervave ujore. “Orari mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Media të KRU “Hidrodrini”. / Telegrafi /