Yll i Ligës Premier kërcënohet me armë në rrugët e Londrës, arrestohet një agjent futbolli i njohur

Një futbollist i Ligës Premier, në të 20-at e tij (emri nuk është bërë me dije) dhe me vlerë rreth 60 milionë funte, është kërcënuar me armë zjarri ndërsa po ecte me një mik në një rrugë të frekuentuar të Londrës më 6 shtator. Sipas raportimeve, një agjent i njohur futbolli, 31-vjeçar, që përfaqëson disa futbollistë të njohur përfshirë edhe një reprezentues të Anglisë, është arrestuar nën dyshimet se ka shfaqur armë me qëllim frikësimi. Ai po hetohet gjithashtu për shantazh dhe kërcënim ndaj shokut të lojtarit. Policia është thirrur në vendngjarje rreth orës 23:14 dhe fatmirësisht, as futbollisti dhe as miku i tij nuk kanë pësuar lëndime fizike. Dy ditë më vonë, policia bastisi shtëpinë 2 milionë funte të agjentit në Hertfordshire. Ai u lirua me kusht më 9 shtator, por me kushte të rrepta – përfshirë ndalimin e kontaktit me futbollistin dhe ndalimin e vizitave në qendrën stërvitore të klubit të tij. Deri më tani, agjenti nuk është zyrtarisht akuzuar. ????????: An unnamed Premier League player in his 20s was threatened at gun-point on the streets in a terrifying late-night incident. A top agent has been arrested. The player was targeted while walking with a pal on a busy London street. An agent who represents… pic.twitter.com/s8OIGS4gey — The Touchline | ? (@TouchlineX) November 3, 2025 Mediat angleze po e përshkruajnë ngjarjen si “tronditëse dhe frikësuese”, duke shtuar se komuniteti i futbollit është ende në shok. Lojtari ka marrë mbështetje nga klubi dhe miqtë e tij, me shpresën që incidenti të mos ndikojë në performancën e tij në fushë. Policia në anën tjetër ka konfirmuar se hetimet po vazhdojnë në mënyrë të plotë./ Telegrafi