Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital , onkologu Ilir Kurtishi, tha se kanceri është një nga sëmundjet më të rënda dhe më të përhapura globalisht, që nuk njeh kufij moshë apo gjini. Ai thekson se kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo organ të trupit, pa përjashtim. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) “Faktorët që mund të shkaktojnë sëmundjet malinje janë të shumtë”, shpjegon Kurtishi duke shtuar se “Ndër më kryesorët janë disa infeksione virusale dhe bakteriale, abuzimi me alkool, ushqimi jo cilësor - veçanërisht ai i pasur me yndyra, kripë dhe hidrokarbure të ngopura, si edhe ushqimet e përpunuara shpejt”. Ai shton se mungesa e aktivitetit fizik, ekspozimi i pakontrolluar ndaj rrezeve të diellit dhe mos përdorimi i mjeteve mbrojtëse në vendin e punës janë ndër faktorët që rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit. Pse mamografia rekomandohet për gratë mbi moshën 40 vjeç? Sqaron onkologu Kurtishi “Është shumë e rëndësishme të ruajmë një mënyrë jetese të shëndetshme, të ushqehemi mirë, të jemi aktivë fizikisht dhe të bëjmë kontrolle të rregullta mjekësore”, apelon onkologu. “Kanceri mund të parandalohet dhe të kapet në faza të hershme, por vetëm nëse jemi të vetëdijshëm dhe kujdesemi për shëndetin tonë”. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”: - YouTube www.youtube.com