Kombëtarja e Zvicrës duhet t’ia dalë pa shërbimet e yllit të skuadrës Remo Freuler në dy ndeshjet e muajit nëntor. Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se Freuler është lënduar në fitoren e Bolognas ndaj Parmas të dielën, kësisoj duhet të operohet në fillimin e kësaj jave. 33-vjeçari nuk ka asnjë gjasë për të qenë gati në dy ndeshjet e muajit nëntor te “Helvetikët” për Suedinë dhe Zvicrën. Mungesa e Freuler do të vërehet shumë në mesfushën e Zvicrës, pasi Granit Xhaka do të mbetet tani pa bashkëlojtarin e ‘preferuar’. Përndryshe, skuadra e Yakin nuk ka asnjë zëvendësues potencial, meqenëse edhe Denis Zakaria më shumë gjasa nuk do të jetë gati. Remo Freuler hat sich das Schlüsselbein gebrochen und fällt für die WM-Quali-Spiele gegen Schweden und den Kosovo aus. Auch Ersatz Denis Zakaria steht nicht zur Verfügung. Trainer Murat Yakin muss improvisieren. https://t.co/cv7zyAjEBr — Blick Sport (@Blick_Sport) November 3, 2025 Yakin duhet të bëjë një plan të ri për të parë se kush do të jetë në fushë pranë liderit Xhaka. Kujtojmë, lista për dy ndeshjet e nëntorit te Zvicra do të bëhet publike të mërkurën. Është ende në pikëpyetje nëse Zvicra do ta ftojë mesfushorin Ardon Jashari, që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit./ Telegrafi /