Aksident në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, një person pëson lëndime

Një pikap është rrokullisur sot (3 nëntor) në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ku një person ka mbetur i lënduar. “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, tha Pllana. “Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”. “Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, përfundoi njoftimi i tij. / Telegrafi /