KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për kryetarë dhe kuvende komunale

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 12 tetor 2025 për kandidatët për kryetar komune dhe për kuvendin komunal. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka kumtuar rezultatet për kryetar të komunave si Prishtinë, Junik dhe Mamushë, derisa tha se rezultatet do të ishin certifikuar qysh pas javës së dytë kur janë mbajtur zgjedhjet, por për shkak të ankesave të shumta, është dashur të presin përgjigje nga PZAP dhe Gjykatën Supreme – derisa ishin certifikuar 35 komuna javën e kaluar për kryetar komune, raporton Telegrafi. Radoniqi po ashtu konfirmoi edhe ulëset që kanë fituar partitë nga komunat e ndryshme për kuvendet komunale. ...lajmi në plotësim. / Telegrafi /